Top Channel/ Lamtumirë Navalny! Mijëra vetë në ceremoninë e armikut të Putin. Prindërit të pikëlluar
01/03/2024 23:23

Nën masa të rrepta sigurie u përcoll për në banesën e fundit politikani i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili vdiq në rrethana ende paqarta dy javë më parë në një burg në Arktik. Mijëra rusë i dhanë lamtumirën e fundit në Moskë, kritikut të njohur të Kremlinit duke brohoritur emrin e tij dhe duke u betuar se nuk do t’i falin kurrë autoritetet për vdekjen e tij. Funerali pasoi një betejë të aleatëve të zotit Navalny me autoritetet e Kremlinit për të marrë trupin dhe organizuar ceremoninë e varrimit të kritikut më të ashpër Vladimir Putin. Në ceremoninë e varrimit ishin prindërit e tij Anatoliy and Lyudmila, të pikëlluar, ndërsa munguan dy fëmjët dhe bashkëshortja e tij Yulia Navalnaya, të cilët ndodhen jashtë Rusisë. “Nuk di si të jetoj pa ty, por do të bëj të pamundurën të të bëj të lumtur dhe krenar. Nuk e di nëse do ia dal, por do të përpiqem”, shkroi Yulia në rrjetet sociale pas varrimit. Ceremonia u ndoq gjithashtu nga më shumë se një çerek milioni njerëz përmes kanalit në Youtube të zotit Navalny, i cili është i bllokuar në Rusi. Pas ceremonisë në kishë shpërthyen thirrjet “Rusia do të jetë e lirë”, “Rusia pa Putnin” dhe “Putini është një vrasës”, kjo pasi mbështetësit e Navalny thonë se ai është vrarë nga autoritetet, por Kremlini mohon të ketë dorë në vdekjen e tij. Diplomatë të huaj, përfshirë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Francës në Rusi, morën pjesë në funeralin e politikanit Navalny, pavarësisht se Kremlini e konsideroi ceremoninë organizim të paligjshëm. Qindra rusë janë arrestuar vetëm pse kanë dërguar lule nëpër qytet për ta përkujtuar kritikun më të ashpër të Vladimir Putin. Pamjet: AFP

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19