Diana, apo Lali siç e thërrasin ndryshe, është një nga personazhet më interesante të qytetit të Durrësit. Dëshmi e gjallë e zakoneve të hershme shqiptare, normuar edhe në kanunin e Lek Dukagjinit, ajo është kthyer në një nga përfaqësueset e institucionit të burrneshave shqiptare, një institucion që josh gjithnjë e më shumë kineastë dhe gazetarë të huaj, po fama nuk e ka ndryshuar.