Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa ka shpjeguar buxhetin e shtetit të vitit 2022 për Ministrinë e Brendshme ka bërë të ditur se parashikohet të jepet shpërblim për punonjësit e policisë që punojnë larg vendbanimit të tyre. Çuçi u shpreh se ky bonus, i cili do nisë të jepet prej janarit të vitit të rdhshëm, shkon deri në 150% të pagës aktuale, por është në varësi të largësisë së vendbanimit.