Në Spitallë të Durrësit, lagjja e re e ndërtuar për familjet e prekura nga tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019 ende nuk është e banueshme. Edhe pse 85 pallatet e reja u ndërtuan, shumë banorë vazhdojnë të jetojnë me qira. Projekti me 996 apartamente, i financuar nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Qeveria Shqiptare, pritet të strehojë rreth 4 mijë qytetarë.