Top Channel/ Laborator droge në shtëpi, arrestohen 4 persona në Tiranë
02/06/2021 09:26

4 shtetas janë arrestuar në kryeqytet pasi sipas policisë kultivonin kanabis sativa në banesën e tyre. Njoftim i policisë: Kishin përshtatur banesën si një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 4 persona. Sekuestrohen pajisjet e montuara në banesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike,fara dhe fidanë canabis, 2 automjete dhe sende të tjera të kundraligjshme. Strukturat e DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit si rezultat e një punë disa mujore kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar “Kimisti” në kuadër e të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim, të shtetasve : E. Sh., 30 vjeç, G.D., 37 vjeç, S. I., 44 vjeç dhe J. V., 17 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur banesën e marrë me qira nga shtetasi E. Sh., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën fidanë të dyshuar narkotik kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, fara kanabisi dhe 1 peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në automjetet me të cilën këta shtetas qarkullonin u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar kanabis, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Top News- Rriten subvencionet për blegtorët/ Qeveria miraton skemën kombëtare për 2026
30/03 22:36
Top News- Studentët e pensionistët më shumë fonde, Ristani: 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike
30/03 22:32
Top Channel/ Debat në parlament Lamallari-Balliu për drejtorin e ri të policisë
30/03 22:00
Top Channel/ A ka gjë mes tyre? Miri flet për Selin: Ajo ka shumë pikëpyetje për…
30/03 21:49
Top Channel/ “I kërkoi ndihmë ChatGPT-së”, detaje të reja nga vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali
30/03 21:48
Top News-Debate në Kuvend për kryepolicin/ Balliu përplaset me ministrin Lamallari, replika mes tyre
30/03 20:45
Top Channel/ “Dhuna ndaj banorëve të Rrjollit”, Kapri:E drejta e pronës e cunguar, situata alarmante
30/03 20:34
Top Channel/ Debati në parlament, seanca u shoqërua me polemika mes mazhorancës dhe opozitës
30/03 20:22
Top Channel/ Mesazhi në Ditën ndërkombëtare të mjekut: Jo gjithçka duhet kërkuar te doktori
30/03 20:18
Top Channel/ Protestë për luleshtrydhet, fermerët e Fierit kundërshtojnë politikat e pikave të grumbullimit
30/03 20:12
Top Channel/ Foltorja e PD para Parlamentit, Berisha thirrje qytetarëve: T’i tregojmë vendin Ramës
30/03 20:06
Top Channel/ Hiqet nafta falas! Skemë e re subvencionesh, kush përfiton
30/03 20:03
Top Channel/ Braçe s’e mohon kandidimin në bashki, “shpërthen” ndaj kompanive të naftës
30/03 20:01
Top channel/ Berisha: Integrimi është bllokuar! Drejtori i ri i policisë, i besuari i Ballukut
30/03 19:47
Top Channel/ ‘Shpifje dhe dhunë ndaj meje’ Xhelal Mziu në Kuvend: Ministri ‘kukull’ të kërkojë falje
30/03 19:46
Top Channel/ ‘Lum moj qeveri që na e ngrite…’, Koreshi ironi në Kuvend:Gjinekologu në Lushnje…
30/03 19:45
Top Channel/ ‘Qytetarët nuk falin’, Deputeti i PD: Malësia e Madhe nuk do lejojë tjetërsim të pronave
30/03 19:34
Top Channel/ Blushi: Sot Kuvendi vjen era naftë, s’ka krim më të madh sesa heshtja
30/03 19:32
Top Channel/ Kryedemokrati zbulon orën e përtesës kombëtare: Të hënën tjetër në orën…
30/03 19:07
Top Channel/ Berisha në foltore: Hajduti s’ka fe e moral, të bashkohemi të gjithë kundër tij, ai…
30/03 19:04