Turqia shtrihet në pllaka kryesore tektonike dhe në atë që mund të shihet si vija më mizore e ndarejeve gjeologjike të natyrës. Vendi është po kështu në syrin e vorbullës së tensioneve që përfshin Rusinë në veri, NATO-n në perëndim, Lindjen e Mesme në jug dhe Iranin në lindje. Duke pasur parasysh shkallën apokaliptike të humbjeve njerëzore dhe dëmeve fizike të shkaktuara në mbarë rajonin nga mega-tërmeti i javës së kaluar – mbi 33 mijë të vdekur e numri vazhdon të rritet –është e kuptueshme që politika të ndalet, e përparësia t`i kalojë ndihmës humanitare.