UNESCO përfshiu zyrtarisht kuzhinën italiane në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, duke njohur rolin e saj në shoqëri, kulturë dhe krijimin e identitetit. Vendimi u mor unanimisht në takimin e Komitetit Ndërqeveritar të mbledhur në Nju Delhi të Indisë, ku nominimi i Italisë u prit me duartrokitje.