Top Channel/ Kuvendi thirret në gusht, pas kërkesave të opozitës për seancë të jashtëzakonshme
08/08/2024 19:28

Mandati i Olta Xhaçkës prodhoi përplasjen e parë të grupit parlamentar demokrat me kryetaren e re te Kuvendit Elisa Spiropali, e cila vendosi që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për deputeten socialiste të shqyrtohet në Këshillin e Legjislacionit në fund të gushtit dhe jo në një seancë të jashtëzakonshme siç kishte kërkuar opozita një ditë me parë. Citat Elisa Spiropali: Urdhëroj mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit në datën 27.08.2024 ora 11:00 me rend dite, shqyrtimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.55 datë 10.07.2024. Vendimi për të mos i prishur pushimet socialisteve duke mos mbledhur Parlamentin në një seancë të jashtëzakonshme nuk u prit mirë nga opozita. Kryetari i grupit demokrat e cilësoi urdhrin e kryeparlamentares si antikushtetues. Citat Gazment Bardhi: Kryetarja e Kuvendit ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të thërrasë sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit brenda 3 ditëve nga paraqitja e kërkesës së 1/5 së deputetëve, për të zbatuar pa vonesa vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mbledhje e Këshillit të Legjislacionit, përveçse zvarritje e panevojshme e procedurës për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, është konsideruar edhe një procedurë antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Kryetarja e Kuvendit e kishte gati përgjigjen ndaj Gazment Bardhit duke ja bërë te qarte se nuk do të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme plenare pa pasur më parë një raport të Këshillit të Legjislacionit për çështjen Xhaçka. Citat Elisa Spiropali: Kërkesa e paraqitur nga 1/5 e deputeteve për thirrje të Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, në kushtet e mungesës së një akti të Këshillit për Legjislacionin, e bën të pamundur zbatimin e nenit 74, pika 3, të Kushtetutës. Gjithashtu, ju informoj se shqyrtimi në seancë do të bëhet menjëherë me fillimin e sesionit të ri parlamentar, pasi të jetë përcjellë raporti i Këshillit për Legjislacionin. Me apo pa seancë të jashtëzakonshme mandati i Olta Xhaçkës parashikohet të hapë debatin në sesionin e ri parlamentar qe nis në shtator.

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56