Top Channel/ Kushtetuesja pezullon Teatrin e ri/Gjykata rrëzon kërkesën kundër vendimit për shembjen
02/07/2021 19:49

Nëse Bashkia e Tiranës do ndërtonte teatrin e ri me koncesion tani do ishte në problem, pasi Ggjykata Kushtetuese e cilësoi antikushtetues ligjin e posaçëm për koncesionin. Por para një viti, qeveria ishte tërhequr nga projekti i parë për ndërtimin me koncesion të teatrit për ta ndërtuar me fonde shtetërore dhe me tender. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të gjitha palët e përfshira në konfliktin për teatrin thanë që fituam. Po cili është vendimi. Presidenti Ilir Meta kishte paditur në Gjykatën Kushtetuese ligjin e posaçëm për ndërtimin me koncesion të teatrit të ri kombëtar. Padia është bërë në korrik të vitit 2019, ndërsa ligji ishte miratuar nga kuvendi disa muaj më parë. Gjykata Kushtetuese pas plotësimit të saj me anëtarë, realizoi seancat dëgjimore me palët në konfliktin që kulmoi me shembjen e teatrit. Gjykata shpalli vendimin duke bërë pranimin pjesërisht të kërkesës të presidentit dhe shfuqizimin e ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën. Si dhe shfuqizimin e vendimit nr. 377 të qeverise “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të “Teatrit Kombëtar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën. Por gjykata kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Presidentit për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”. Pas këtij vendimi reagoi menjëherë kryetari i PD, Lulzim Basha duke kërkuar që të veprojë SPAK pas vendimit të gjykatës kushtetuese. Ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili thënë se Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe se tani do te ecim përpara e te ndërtojmë shtëpinë me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbëm kohe me histeri, si me çdo projekt te madh!

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52