Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kuadër të një proteste të organizuar për kushtet e punës. Sindikata e mjekëve, LOZ, ka thënë se kjo do të thotë që më shumë se gjysma e mjekëve në nivel shtetëror kanë dhënë dorëheqje nga puna në spitale.