Nuk zgjati shumë forcimi i lehtë i rublës ndaj dollarit amerikan, sepse valuta ruse ka marrë një tjetër goditje me një zhvlerësim të ri ndaj monedhës së gjelbër. Këmbimi i një dollari amerikan me më shumë se 100 rubla në muajin gusht, e pati nxitur Bankën Qendrore të Rusisë që ta rriste normën e interesit në 13 për qind.