Ngërçi i krijuar mes avokatëve dhe GJKKO-së u bë pjesë e diskutimeve të sotme në Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale Gjatë diskutimit me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, kryetari Xhafaj ngriti shqetësimin për pasojat që situata po sjell në zhvillimin e proceseve gjyqësore, duke e pyetur nëse ILD mund të ndërhyjë për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit.