Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK-ut mund të krijojë probleme brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili pas një jave hap garën për pasardhësin e Altin Dumanit. Tre vjet më parë, në një proces të tensionuar, që arriti kulmin me replikat publike mes kryeministrit dhe ambasadores amerikane, zoti Dumani, mori shumicën e votave të KLP-së, 5 nga 11 të pranishëm.