Në pauzën mes dy sesioneve të samitit në Brdo të Sllovenisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçic, një përballje që duket se do të ndodhë në prani të kancelares gjermane Angela Merkel dhe shefit të Elizesë, Emmanuel Macron. “Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova nuk e njeh Serbinë, dhe ne kemi nevojë për një marrëveshje”, citohet të ketë thënë Kurti.