Top Channel/Kurti “rrëzon” sërish SHBA-në: “Ne, konstruktivë me partnerët për rajonin”!
31/10/2022 22:40

“Jemi treguar konstruktivë dhe krijues në zgjidhjen e shqetësimeve që aleatët tanë kanë për rajonin”, në këtë mënyrë iu përgjigj qeveria e Kosovës zhgënjimit të SHBA-së dhe BE-së për mosshtyrjen e zbatimit të vendimit për targat e paligjshme serbe. Ndërkombëtarët kishin insistuar që t`i lihej një hapësirë kohore prej 10 muajsh implementimit të këtij vendimi. Ekzekutivi kosovar bëri një zbutje të nismës me disa faza, por nuk hoqi dorë prej saj. “Qeveria e Kosovës është dëshmuar partnere e besueshme dhe e qëndrueshme e aleatëve, në veçanti e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilat historikisht dhe tradicionalisht kemi marrëdhënie të ngushta dhe miqësore”, thuhet në deklaratë. Të premten, qeveria e Kurtit përmbysi pritshmëritë e ndërkombëtarëve me vulosjen e vendimit për riregjistrimin e makinave që kanë targa serbe, për t`i kthyer ato në targa kosove RKS. Prishtina zyrtare e shtyu një herë zbatimin e vendimit në 31 korrik, pas trazirave që shpërthyen në veri, ku serbët lokalë ngritën barrikada në rrugë. Shtyrja, edhe atëherë, u bë me ndëhyrjen dhe këshillimin nga ndërkombëtarët. Ekspërtë të ndryshëm mendojnë se realisht Kosova nuk e ka kapacitetin ta zbatojë planin me tre faza të targave. Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, thotë se Policia e Kosovës nuk është në gjendje ta vërë atë në jetë, pasi flitet për mijëra automjete në veri. Në komunat veriore të Kosovës të banuara më shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok - llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa të paligjshme, që bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera.

Top News – Çmimet vetëm rriten në Kosovë…Qytetarët ankohen për kosto të papërballueshme
29/03 14:29
Top News – FSK gati për dislokim në Gazë / Pritet vetëm drita jeshile nga institucionet e shtetit
29/03 14:13
Top Channel/ “Kur heshtja flet”, libër për gjyqin e UÇK-së. Apel për drejtësi dhe debat mbi Hagën
28/03 12:28
Top Channel/ Ekspozitë me të pavërteta! Polemika në Prishtinë, pasaktësi për masakrat në Kosovë
28/03 12:26
Top News- Ekspozitë për masakrat, por me gabime, autorët ulin numrin e viktimave
28/03 11:16
Top News- Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës: Kujdesemi për një mjedis të sigurt
27/03 22:30
Top Channel/ Si u thur plani për eliminimin e Liridonës, dëshmia trondit dhe të akuzuarit
27/03 19:29
Top News- ‘Opozita nuk bashkëpunon’/ ‘Presidenti’, VV hedh akuza: Të shmangim zgjedhjet!
27/03 17:57
Top News – ‘Naimi më ofroi para’. Flet i akuzuari i tretë për vrasjen e Liridona Ademajt
27/03 13:19
Top Channel/ Shokon personi që eliminoi Liridonën: Murseli më premtoi 1300 euro në mua
26/03 20:31
Top Challen/ Vjosa Osmani “luftë” Kushtetueses: Nuk ka asnjë shkelje në dekretin e shpallur
26/03 20:20
Top News – Vrasja e Liridonës, autori: ‘Naimi më tha që është serbe, më premtoi para e punë’
26/03 17:29
Top Channel/ Gjyqi për Liridona Ademit, Naim Murseli merr në dorë foton e bashkëshortes pas…
26/03 15:31
Top News- Tentuan t’i ikin policisë/ Aksion antidrogë në Prishtinë, arrestohen 5 persona
26/03 13:50
Top Channel/ Kushtetuesja “rrëzoi” Osmanin, reagon Presidenca: Nuk ka asnjë shkelje kushtetuese në..
26/03 12:48
Top News- 34 ditë për zgjedhjen e presidentit/ Opozita: Vendimi, qartësi në një moment të nevojshëm
26/03 11:25
Top News- Kushtetuesja i rrëzoi dekretin, reagon Vjosa Osmani: Asnjë shkelje
25/03 22:56
Top News – Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit/ Deputetët 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin
25/03 20:07
Top Channel/ Kosovë, 34 ditë për presidentin! Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit
25/03 19:43
Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33