Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se rezistenca e familjes Jashari dhe komandati legjendar, Adem Jashari janë themeltarë dhe të përjetshëm për historinë e Kosovës. Kurti në seancën solemne në nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se qëndresa e familjes Jashari do të kthehej në rezistencë shembull që gjithë shqiptarët e Kosovës dhe kombit për tu çliruar nga Serbia.