Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur me ceremoni shtetërore Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar. Pas pritjes ceromoniale, dy kryeministrat do të mbajnë një takim dypalësh dhe pas takimit në ora 10:30 pritet të mbahet konferencë e përbashkët e dy kryeministrave.