Përmendja e Kosovës nga Vladimir Putin si precedent për të ndërhyrë në punët e një shteti tjetër më të vogël, “nuk është asgjë më shumë se gënjeshtër”, tha kryeministri i saj, Albin Kurti. “Të përdorësh Kosovën si shembull për të justifikuar ndërhyrjen në Ukrainë nuk është gjë tjetër veçse injorancë dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj së vërtetës, njerëzimit dhe mendjes së shëndoshë”, u shpreh ai ndërsa fliste në platformën “Front Page” të Këshillit Atlantik në SHBA.