Top Channel/ Kurti: Konferenca nuk zgjidh situatën. Serbia duhet të zbatojë marrëveshjen e Ohrit
01/07/2023 19:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e cilëson idenë e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë si një zgjidhje potenciale për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, por thotë se zgjidhja është zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel. “Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit. Krejt çfarë duhet bërë është që pa kushte të zbatohet ajo marrëveshje bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë të drejtë e të balancuar. Kjo duhet të bëhet, dhe ne për këtë angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi” Idenë për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë e shpalosi më 27 qershor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Atë ditë, Rama bisedoi në Bruksel më zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili mbështeti këtë ide. Kosova dhe Serbia janë pajtuar në shkurt të këtij viti në Bruksel për një Marrëveshje bazë për normalizimin e marrëdhënieve. Më pas, në mars në Ohër, ato janë pajtuar edhe për aneksin e zbatimit. Por, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë i ka shtuar situata në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe. Prej një muaji, banorët lokalë atje kundërshtojnë kryetarët shqiptarë të komunave, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit. Protestat e tyre janë përshkallëzuar edhe në përleshje të dhunshme mes demonstruesve serbë dhe ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR. Ka pasur, po ashtu, disa raporte për sulme me granata dore dhe mjete të tjera në atë zonë. Kosova dhe Serbia kanë fajësuar njëra-tjetrën për situatën e krijuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka hedhur përgjegjësinë kryesisht mbi Kosovën, për të cilën ka paralajmëruar edhe sanksione të reja.

Top News – Vrasja e Liridonës, autori: ‘Naimi më tha që është serbe, më premtoi para e punë’
26/03 17:29
Top Channel/ Gjyqi për Liridona Ademit, Naim Murseli merr në dorë foton e bashkëshortes pas…
26/03 15:31
Top News- Tentuan t’i ikin policisë/ Aksion antidrogë në Prishtinë, arrestohen 5 persona
26/03 13:50
Top Channel/ Kushtetuesja “rrëzoi” Osmanin, reagon Presidenca: Nuk ka asnjë shkelje kushtetuese në..
26/03 12:48
Top News- 34 ditë për zgjedhjen e presidentit/ Opozita: Vendimi, qartësi në një moment të nevojshëm
26/03 11:25
Top News- Kushtetuesja i rrëzoi dekretin, reagon Vjosa Osmani: Asnjë shkelje
25/03 22:56
Top News – Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit/ Deputetët 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin
25/03 20:07
Top Channel/ Kosovë, 34 ditë për presidentin! Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit
25/03 19:43
Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33
Top Channel/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çfarë rrezikon!
25/03 15:01
Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26
Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53