Në prag të festë së Kurban Bajramit, myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i përcolli urimet e tij besimntarëve myslimanë. Ai kujtoi sesi kjo festë ka domethënien e “paqes, drejtësisë, unitetit dhe mirëkuptimit”. Në Arabinë Saudite ka nisur pelegrinazhi i përvitshëm i Haxhit, një nga pesë shtyllët e Islamit, e Tërnava e përmendi këtë fakt në fjalën e tij.