Top Channel/ Kundërshtohen qendrat e emigrantëve/ Aleanca e Maqedonasve kundër planit të qeverisë
18/01/2026 12:32

Partia Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian (AMIE) shpreh shqetësimin e thellë dhe kundërshtimin e vendosur të komunitetit maqedonas të Bashkisë Pustec ndaj vendimit të Qeverisë Shqiptare për hapjen e tre qendrave pritëse për emigrantët në Njësinë Administrative Zrnosko, në fushën sportive të Pustecit dhe në fushën sportive të fshatit Dollna Gorica. Ky vendim “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”, i botuar në Fletoren Zyrtare, parashikon se në rast krize, për menaxhimin e flukseve migratore parashikohet ngritja e 20 qendrave pritëse për emigrantët gjatë dy viteve të ardhshme. Këto qendra janë planifikuar për emigrantë nga Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë si vend tranziti drejt Bashkimit Europian. sinkron Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian denoncon se ky vendim është marrë pa asnjë konsultim publik me banorët e komunitetit maqedonas të Bashkisë Pustec, pa përfshirjen e pushtetit vendor, duke shkelur rëndë parimet e vetëqeverisjes vendore, transparencës dhe demokracisë . Tre zonat e parashikuara për ndërtimin e qendrave pritëse ndodhen buzë Liqenit të Prespës, ndërkohë që territori i Bashkisë Pustec është pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë mjedisore, kulturore dhe turistike. Për më tepër, Bashkia Pustec është shpallur zonë turistike, ndërsa fshati Zrnosko është përfshirë nga vetë Qeveria Shqiptare në programin e 100 fshatrave turistike. Hapja e këtyre qendrave, e kombinuar me mungesën e plotë të investimeve shtetërore, rrezikon të thellojë edhe më tej emigrimin e banorëve të Bashkisë Pustec nga vendlindja e tyre, duke vënë seriozisht në rrezik ekzistencën dhe vazhdimësinë e komunitetit maqedonas në këtë zonë.

Top News- Vuçiç ‘zbulon’ komplotin kundër Serbisë/ Orban akuza se po sabotohen nga opozita e Kievi
06/04 11:39
Top News – Koreja e Veriut ‘braktis’ Iranin. Inteligjenca koreanojugore- Nuk e ka furnizuar me armë
06/04 11:38
Top News- Tritol banesës në Memaliaj, autorët djegin makinën gjatë arratisjes
06/04 11:16
Top News-Dëme kolosale nga shpërthimi në Lezhë/ Bizneset:Humbëm çdo gjë, të merren masa për bombolat
06/04 11:15
Top News – Shtrenjtohet ushqimi e strehimi. Ndërtimi motori i ekonomisë, bujqësia në pikiatë
06/04 11:02
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top News-Parandalohet krimi në Paskuqan/ Arrestohet me eksploziv e maskë silikoni autori
06/04 10:48
Top News- Artemis sjell imazhet fantastike/ Gjithnjë e më pranë Hënës, NASA jep detajet
06/04 10:47
Top Channel/ “Më tha hajde se ka ndodhur një shpërthim”,berberhania i’u shkatërrua, pronari:Nuk kam…
06/04 10:40
Rama ‘futi në sherr’ Kurtin me Osmanin/ Analisti: Kurti xheloz/ S’e pranonte dot të bëhej hije e…
06/04 10:13
“Inshallah s’ju ka pirë sorra mendtë”/ Osmani lë presidencën, politika në ‘flakë’ | Breaking
06/04 10:12
Top News – Negociata për armëpushim. Shanse të ulëta për marrëveshje mes SHBA dhe Iranit
06/04 10:10
Top News – Irani paralajmëron SHBA-në. Teherani- Hakmarrje nëse sulmon civilët
06/04 10:10
Top News- Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:54
Top Channel/ Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë
06/04 09:52
Top News – Rritet ndjeshëm çmimi i naftës. Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit shtojnë kostot
06/04 09:52
Top News – Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:38
Top Channel/ Pas shpërthimit të bombulës së gazit në Lezhë, ja çfarë ka mbetur nga…
06/04 09:19
Top Channel/ Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, pamje nga vendngjarja, xhama dhe…
06/04 09:19
Top Channel/ U emërua pas arratisjes së Ndocit. Humb jetën ish-drejtori i komanduar i burgut të Durrësit
05/04 22:13