Qytetarët kanë dalë sërish në protesta këtë të diel, për të kundërshtuar rritjen e çmimeve në vend. Sot është dita e pestë e grumbullimeve në qytetet kryesore të vendit. Kjo revoltë e qytetarëve erdhi pas rritjes së menjëhershme të çmimit të produkteve të shportës apo naftës, efekt i luftës në Ukrainë.