Banorët e “Rrugës 5 Maji” kanë dalë sërish në protestë sot kundër prishjes së banesave. Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit ndodhet atje bashkë me përfaqësues të IKMT-së dhe policisë. Vendimi për prishjen e një magazine sot ka sjellë ddebat mes banorëve dhe IKMT-së. Është e disata herë që ata ngrihen në protesta, pasi sipas tyre nuk kanë firmosur asnjë dokument, apo qoftë edhe bonus qiraje.