Dy persona janë vënë në pranga në Vlorë, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim për kultivim droge. Autorët R. V., 22 vjeç, dhe A. Ç., 47 vjeç, banues në Vlorë janë arrestuar nga policia, pasi Gjykata e Vlorës caktoi masën “Arrest në burg”. Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.