Top Channel/ Kukësi qyteti braktisur, Daily Mail: Emigrimi në Angli i pamundur të frenohet
27/11/2023 18:15

Mediat britanike I janë rikthyer edhe njëherë çështjes së emigrimit të të rinjve shqiptar drejt Mbretërisë së Bashkuar. Përmes një reportazhi të gjatë, Daily mail, ka sjellë një panoramë të gjerë të qytetit verilindor të Kukësit, ku specifikon se adoleshentët ende nuk kanë hequr dorë nga ëndrrat e tyre, pavarësisht se qeveria britanike po financon një program prej 8.4 milionë paundësh për t’I inkurajuar ata të qëndrojnë në shtëpi. Sipas Daily Mail, pavarësisht fushatës së gjerë sensibilizuese që po zhvillohet në këtë zonë, varfëria dhe mungesa e punësimit po vijon të nxit largimin e të rinjve; ndërsa të vetmit që qëndrojnë janë të moshuarit. Dardani një I ri 15-vjeçar tregoi për median britanike se ai do ta provojë mundësinë që të emigrojë drejt Anglisë pavarësisht kostos së lartë. Dhe se profesioni që do të ushtrojë do të jetë ai I elektricistit. Të njëjtin mendim ndau edhe Fjoli Zhubi. Një 17-vjeçar që është drejt përfundimit të një kursi 3-vjeçar për mekanik. Ai sqaroi se mundësitë për të gjetur një punë janë 50 me 50 e kjo gjë po e nxit që të provojë shanset drejt shtetit ishullor. Sipas Daily Mail, shifrat zyrtare tregojnë se numri i shqiptarëve që kërkonin azil në Britaninë e Madhe u rrit në afro 16,000 vitin e kaluar. Një pjesë e madhe e të cilëve mbërritën me varka nga La Manshi. Por edhe pse dy qeveritë kanë rritur bashkëpunimin për frenimin e emigracionit, kjo gjë do të jetë e vështirë pasi banorët e rinj të Kukësit këmbëngulin se do të vijojnë të rrezikojnë edhe jetën për udhëtimin e rrezikshëm, shkruan Daily Mail.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06