Ky është momenti tragjik, kur 31-vjeçari Egli Pashollari qëllohet për vdekje me thikë në mes të rrugës, në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 20 shkurtit, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në kryeqytet. Sipas informacionit paraprak, viktima është qëlluar menjëherë pasi ka zbritur nga automjeti i tij. Nga pamjet filmike shihet momenti kur i dyshuari Gazment Buçpapaj i afrohet dhe e godet me mjet prerës. Plagët e marra rezultuan fatale për 31-vjeçarin, i cili nuk arriti të mbijetojë.