Moti i keq ka përfshirë vendin, ndërsa autoriteti rrugor shqiptar njofton se gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore. Reshjet e dëborës që kanë nisur mëngjesin e kësaj të premteje kanë shkaktuar jo pak problematika në qarkullimin e automjeteve dhe si pasojë rruga e Arbrit është mbyllur deri në një njoftim të dytë.