Nata e ndërrimit të vitit shpesh herë është shoqëruar me incidente nga fishekzjarrët apo aksidente për shkak të konsumit të alkoolit apo lëndëve narkotike. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Dr. Skënder Brataj thotë se janë marrë masa në prani të ambulancave në rast se do të duhet, por i këshillon qytetarët të bëjnë kujdes që nga përdorimi i fishekzjarrëve të cilat edhe pse janë reduktuar janë të pashmangshme.