Mbipopullimi i pikës turistike të Thethit, nga turistë vendas dhe të huaj ka risjellë një problem të vjetër dhe të pazgjidhur ndër vite në këtë zonë. Sapo futesh, ne Theth, mbeturinat e shumta janë imazhi që të mirëpret. Aktualisht, kompania e kontraktuar nga bashkia, pastron vetëm 1 herë në javë mbeturinat por kjo nuk mjafton.