Liderët e Bashkimit Europian përshëndetjen përpjekjet intensive të presidentit Donald Trump për t’i dhënë zgjidhje konfliktit në Ukrainë. Ursula Von der leyen e falënderoi shefin e shtëpisë së bardhë për faktin që ai po merr në konsideratë vuajtjet e mijëra fëmijëve në Ukrainë, ndërsa Xhorxha meloni e cilësoi një fazë të re të rëndësishme takimin e djeshëm. “Më në fund kemi hapur një kapitull të ri dhe vërtetë domethenës sa i përket konfliktit në Ukrainë. Europa dhe Italia në veçanti do të bëjë gjithçka që kjo luftë të marrë fund, por duhet t’i zgjidhim gjërat me maturi dhe vendosmëri. Duhet të kemi garanci për të ardhmen”, deklaroi kryeministrja e Italisë, Meloni.