Pas dy javësh në ooeracionin për shuarjen e zjarreve në Greqi grupi shqiptar i zjarrfikësve dhe Forcave të armatosura është rikthyer në vend. Për 14 ditë ekipi shqiptar ofroi ndihmën e tij në zonën e Aleksondropolit, duke u përballur me një situatë aspak të lehtë në betejë me flakët dhe emergjencat shëndetësore. Ky ishte operacioni i parë ku Shqipëria i shkon në ndihmë një vendi në emergjencë për situatën e zjarreve ndërsa drejtuesit e operacionit ndajnë detaje shtessë lidhur me ndihmën që ofruan në Greqi