Karnavalet e famshme të Rio de Zhaneiros u rikthyen me një vorbull shkëlqimi, kërcimesh të sambas e tematikash të larmishme në edicionin e parë të plotë të festivalit më të rëndësishëm të këtij lloji në botë që prej pandemisë së Covid-19 dhe zgjedhjeve të vështira, që përcanë shoqërinë në Brazil. Shkollat më të mira të sambas e nisën garën e tyre vjetore në stadiumin gjigant të njohur si "Sambadrome", shtëpi e këtij eventi që prej viteve 1980 dhe një simbol i kremtimit të karnavaleve braziliane.