Këshilli Europian do të mblidhet në Bruksel në mërkurën në atë që vlerësohet si takimi më i rëndësishëm në 10 vitet e fundit. Pritet të vendoset për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në konferencën për shtyp me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, kryeministri Edi Rama, nuk shfaqi optimizëm në marrjen e një drite jeshile, nga Brukseli për nisjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri BE.