Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar tre memorandume bashkëpunimi gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit Dimitar Kovaçevski në Beograd. Sipas krerëve të dy qeverive, vendet kanë pasur përfitime ekonomike nga nisma Ballkani i Hapur. Kovaçevski ka thënë se kjo është iniciativë në të cilën kryeson ekonomia dhe jo temat politike.