Zinxhirët globale të furnizimit janë në krizë dhe kjo i detyrohet në masë të madhe pandemisë së koronavirusit, thonë mediat në Angli. Punonjësit kryesorë të këtij zinxhiri thonë se arritën pikën e dorëzimit pasi duruan për muaj të tërë karantinat, kufizimet e udhëtimit dhe programin e vaksinimit anti-Covid-19. Përvojat e tyre në mbarë botën, thotë shtypi anglez, tregojnë se raftet e boshatisura dhe kaosi në pikat e karburantit në Britani nuk janë thjesht për shkak të Brexit.