Top Channel/ Krizë e re në Kosovë, Qeveria kundërshton vendimin për ministrat deputetë
16/07/2025 19:56

Gjykata Supreme në shqyrtimin e ligjshmërisë së Udhëzimit Aministrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, i cili ka hyrë në fuqi në prill të këtij viti, ka konstatuar se është në kundërshtim me dispozitat ligjore e kushtetuese. Kjo për faktin se ministrit përgjegjës për nënshkrimin e tij, Hekuran Muratit, i kishte përfunduar mandati në kohën kur ka hyrë në fuqi akti nënligjor. Krahas kësaj, Supremja ka specifikuar se mandati i qeverisë përfundon me përfundimin e mandatit katërvjecar të Kuvendit e njëkohësisht, mandati i anëtarëve të qeverisë përfundon me zgjedhjen e tyre si deputetë të Kuvendit. “Sipas nenit 71 të Kushtetutës, ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe të ministrit në të njëjtën kohë është i ndaluar”, thuhet në aktgjykimin që është i aplikueshëm për të gjithë kabinetin qeveritar në detyrë. Qeveria e Kosovës e ka parë aktgjykimin si të “pabazuar në ligj dhe se përbën interpretim të njëanshëm e arbitrar të dispozitave ligjore”. Përpos kësaj, ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka thënë se gjykatësit e Supremes nxorën një vendim absurd. Akuzat e Muratit i kanë parë të papranueshme bashkësia ndërkombëtare. “Sulmet kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme”, ka shkruar ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, deklarim ky që është mbështetur edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Në një kundër-reagim, Gjykata Supreme kërkon nga institucionet të zbatojnë vendimin e njëkohësisht të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit. Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar aktgjykimin e Supremes në Prokurorinë Speciale si provë shtesë në 17 kallëzimet penale që kanë bërë ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe kabinetit të tij e Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga ata të mos ushtrojnë funksion tjetër përpos atij të deputetit.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00