Situata kritike me emigrantët në kufirin e jashtë të Bashkimit Europian, ka detyruar kancelaren gjermane në detyrë Angela Merkel të marrë në telefon kreun e shtetit rus, Vladimir Putin. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert, Merkel i ka thënë Putinit se "instrumentalizimi i migrantëve" nga Bjellorusia është johuman dhe i papranueshëm.