Lideri rus, Vladimir Putin duket se shpalosi muskujt e tij gjeopolitikë me ofertën për të ndihmuar të zbutet kriza në rritje e Europës , pasojë e mungesës së furnizimit me gaz, shkruan Wall Street Journal. Efekti domino është ndjerë dhe në SHBA, sipas gazetës prestigjoze, që nenvizon se edhe në Amerikë kuotimi i gazit ka mbërritur nivelin më të lartë në më shumë se një dekadë. Putin u shpreh se Moska është një furnizues i besueshëm, që i përmbush gjithmonë detyrimet e veta.