Rëia e qeverisë së tretë brenda 12 muajsh në Francë mund të ndikojë edhe tek Bashkimi Europian. Kriza politike pritet të shkaktojë shumë paqëndrueshmëri ekonominë e dytë më të madhe të BE-së pas Gjermanisë. Këto vende quhen shpesh "motori i integrimit europian”, prandaj Brukseli po i ndjek me interes zhvillimet në Paris, thotë Eric Maurice, analist politikash pranë Qendrës së Politikave Evropiane.