Top Channel/ Kriza e emigrantëve detyron Papën të udhëtojë, mbërrin në Marsejë për vizitë dyditore
22/09/2023 19:06

Kriza e emigrantëve e detyroi Papa Françesku-n të bëjë një vizitë në Marsejë, ku për dy ditë me radhë do të diskutojë për Mesdheun dhe sfidat me bumin e refugjatëve të paligjshëm. Ai mbërriti në qytetin e vjetër të Francës me një mesazh tolerance mes debateve të vazhdueshme mbi mënyrën se si Evropa po menaxhon situatën e azilkërkuesve. 86-vjeçari u prit në aeroport nga kryeministrja franceze Elisabeth Borne, e më pas vijuan me axhendën. Fillimisht Papa lëvizi i ulur në karrocë për shkak të problemeve shëndetësore, por më pas u ngrit në shenjë respekti për bandën ushtarake që e priste. Marseja u zbukurua me ngjyrat e verdha dhe të bardha të Vatikanit për vizitën e parë të një pape në qytetin e dytë më të madh të Francës, ku pritet që të zhvillojë një fjalim përpara 100 mijë personave. 86-vjeçari po viziton për të marrë pjesë në një takim të peshkopëve dhe të rinjve katolikë të zonës mesdhetare, por udhëtimi i tij vjen në një kohë të ndjeshme politikisht. Marseja është një portë historike për emigrantët dhe gjithashtu shtëpia e disa prej lagjeve më të varfra në Evropë, shumë prej të cilave janë të rrënuara nga trafiku i drogës. Pamjet: AFP

Top Channel/ “Vajzat në Tiranë”, bastiset Jagland. Policia kontroll ish-sekretarit të KIE
12/02 23:15
Top News- Qyteti 21 ditë errësirë, del dielli më në fund…banorët dalin nga terri
12/02 22:55
Top News- Jo më shumë se 10 mln banorë / Zvicra me plan për të kufizuar popullsinë e saj
12/02 20:00
Top Channel/ Gjermania, me sytë nga ombrella bërthamore e NATO-s: “Nuk e varros para kohe”!
12/02 15:25
Top Channel/ Kosovë, SHBA “mesazh” Kurtit: Presim bashkëpunim nga qeveria e re!
12/02 15:24
Top News – Përplasen dy luftanije amerikane / ‘Aksident’ pranë Amerikës së Jugut, dy të lënduar
12/02 15:15
Top News – Suedia dërgon Gripen-at në Grenlandë / Nis misioni ‘Roja e Arktikut’, NATO forcon praninë
12/02 15:01
Top Channel/ “Ka persona që kanë gënjyer nën betim”, mbrojtja në Hagë shënjestron dëshmitarët!
12/02 14:30
Top News – Skandali në e-mailet e pedofilit. Diplomatja arabe i ofroi Epstein motrën 13-vjeçare
12/02 13:54
Top News – SHBA ‘po e braktis’ NATO-n / ‘Aleancë e bazuar në partneritet, jo në varësi’
12/02 13:51
Top News – Dallgët 10 metra, tërbohet moti / ‘Lumi atmosferik’ mbi Portugali, alarm i kuq në Spanjë
12/02 13:51
Top News – Alarm i kuq në Francë, rrezik ortekësh / Rrugë të kërcënuara, mbyllen resortet e skive
12/02 13:50
Top News – Bllokon emigrantët me ushtri / Meloni nxjerr marinën për të mbrojtur brigjet italiane
12/02 13:34
Top News – Britania ‘blindon’ qiellin Ukrainas / Qindra e miliona dollarë për mbrojtjen ajrore
12/02 13:34
Top News – Fluturojnë karriget, plas grushti në Kuvend/Sherr masiv, deputetët turq jashtë kontrollit
12/02 13:23
Top Channel/ Zelensky vë kushte “të pamundura” për zgjedhjet: Në fillim, armëpushimi me Rusinë!
12/02 12:12
Top News – Edhe republikanët kundër Trumpit / Dhoma e përfaqësuesve rrëzon tarifat ndaj Kanadasë
12/02 12:08
Top News – Zgjedhje në Ukrainë pas armëpushimit / Zelensky: Më parë duhen garancitë e sigurisë
12/02 11:59
Top News – Rusia ‘errëson’ WhatsApp-in / Mbyll platformën e META-s, promovon shërbimet vendase
12/02 11:31
Top News – Trump dhe Netanyahu pa marrëveshje / Bisedimet e SHBA-së me Iranin do të vazhdojnë
12/02 11:27
DIGITALB DIGITALB