Viti 2025 ka shënuar një përgjysmim të shitjeve të apartamenteve në qytetin e Fierit. Faktorët janë disa, por agjentët imobiliarë thonë se ndikim të drejtpërdrejte pati ndryshimi i politikave të Bankës së Shqipërisë për mosfinancimin 100% të kredive nga bankat e nivelit të dytë, rritja e pajustifikuar e çmimeve nga pala shitëse dhe rënia e fuqisë blerëse.