Top Channel/ Kritikues ndaj NATO-s, kush do të mbajë postin e ambasadorit të SHBA në aleancë
20/11/2024 21:48

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi se emëroi ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Matt Whitaker për postin e ambasadorit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në NATO. Zoti Trump ka shprehur vazhdimisht skepticizëm ndaj aleancës perëndimore. Me anë të një deklarate, presidenti i zgjedhur tha se Whitaker është “një luftëtar i fortë dhe patriot besnik” i cili “do të sigurojë avancimin dhe mbrojtjen e interesave të Shteteve të Bashkuara”, si edhe do “të forcojë marrëdhëniet me aleatët tanë të NATO-s dhe do të qëndrojë i palëkundur përballë kërcënimeve ndaj paqes dhe stabilitetit”. Përzgjedhja e Whitaker si përfaqësues i vendit në NATO është e pazakontë, duke pasur parasysh përvojën e tij si jurist dhe jo në politikën e jashtme. Whitaker, një ish-prokuror në shtetin e Ajovas, shërbeu si Prokuror i Përgjithshëm në Detyrë nga nëntori 2018 deri në shkurt 2019. Më herët, ai kishte qenë shef i personelit të Prokurorit të parë të Përgjithshëm të Trump, Jeff Sessions, përpara se të zgjidhej për të zëvendësuar shefin e tij pasi Sessions u shkarkua në mes të pakënaqësive mbi vendimin e tij për t’u tërhequr nga hetimi për Rusinë. Whitaker e mbajti postin për disa muaj. Ai ka qenë një kritik i zjarrtë i çështjeve penale federale kundër Trump, të cilat mesa duket do të mbyllen pas fitores së tij në zgjedhje, sipas një praktike të Departamentit të Drejtësisë sipas së cilës presidentët në detyrë nuk mund të akuzohen për vepra penale. Whitaker ka përdorur paraqitjet e rregullta në Fox News për t’iu bashkuar republikanëve të tjerë, duke denoncuar atë që ata pretendojnë se është politizimi i Departamentit të Drejtësisë gjatë katër viteve të fundit. Presidenti i zgjedhur Trump ka paralajmëruar vazhdimisht se nuk do të mbrojë anëtarët e NATO-s që nuk përmbushin objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes të aleancës transatlantike. Sipas klauzolës për mbrojtjen reciproke që parashikohet nga neni 5 i NATO-s, një sulm i armatosur kundër njërit ose më shumë anëtarëve të saj, konsiderohet si një sulm kundër të gjithë anëtarëve. Në fillim të këtij viti, Trump tha se kur ishte president, ai paralajmëroi aleatët e NATO-s se “do të inkurajonte” Rusinë “të bënte çfarëdo që të donte” ndaj vendeve që nuk e përmbushin detyrimin e buxhetit të NATO-s, ndërsa shtoi sulmet ndaj ndihmës së huaj dhe aleancave historike ndërkombëtare.

Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03