Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në 7 tetor, financimi i grupit islamik u rikthye në qendër të vëmendjes, e bashkë me të, edhe roli i kriptovalutave në financimin e terrorizimit dhe militantëve. Izraeli ka konfiskuar tashmë llogari të kriptovalutave që ka thënë se janë të lidhura me Hamasin.