Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e te enjtes në Shkodër. Një 61-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Abat të Shalës. Viktimë mbeti shtetasi Piro Prroni, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, Ndoc Maçaj, i cili pas ngjarjes është larguar dhe tashmë është shpallur në kërkim.