Shtatë vite pasi Antonio Karafili u gjet i pajetë në fshatin Voskopojë, një ngjarje e dyshuar si vetëvrasje, prokuroria ka zbuluar se ngjarja ishte kriminale ku të implikuar janë e dashura dhe partneri i saj me të cilin kishte një lidhje paralele. 18-vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur në një pemë në pyllin e Voskopojës në 14 qershor 2018. Sikurse u raportua, Kejsi Spahillari, në atë kohë vetëm 17 vjeçe, ishte e fundit që pa të riun para se të ndërronte jetë.