Top Channel/ “Krimi bashkëpunon me Policinë dhe drejtësinë”, raporti i SPAK
05/04/2024 21:31

Në raportin vjetor të publikuar nga SPAK, prokurorët deklarojnë se ajo që vërehet ndër të tjera, është një bashkëpunim i grupeve kriminale edhe me oficerët e policisë së shtetit të rangjeve të ndryshme në territorin shqiptar. Në këtë raport shtohet se bashkëpunimi është po ashtu edhe me funksionarë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë luajtur role të ndryshme, duke filluar që nga dekonspirimi i operacioneve policore, njoftimi për personat kundërshtar të vënë në shënjestër nga grupet kriminale, dhënie informacioni për individë të ndryshëm, dhe aktivitetet të tjera në pengimin e drejtësisë. Më tej, theksohet se veçoritë më specifike të grupeve kriminale shqiptare janë anëtarësia mesatare e pjesëtareve të grupit prej 15-25 personash. Grupet kriminale shqiptare janë kryesisht poli-kriminale, ku përfshihen kryesisht trafiku i narkotikeve, vrasjet, rrëmbimet, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit etj.. Dhuna, e cila thotë SPAK është një veçori në zbehje, mbetet një karakteristikë tjetër e grupeve kriminale shqiptare dhe kryesisht përdoret nga grupe me strukture hierarkike, te cilat bazohen ne lidhje gjaku dhe familjare, dhe të cilat janë në konflikt për kontroll territori ose konkurrence për tregje kriminale. Në rastet e kryerjes së veprimtarisë në tregjet ndërkombëtare kriminale, grupet shqiptare bashkëpunojnë edhe me grupe të tjera për shërbime të cilat nuk mund të mbulohen prej tyre. SPAK thotë në një karakteristikë shqetësuese është dhe përfshirja e personave ky në jetën komunitare, siç janë edhe Kryetarët e Fshatrave (kryepleqtë), të cilat janë përfshirë qoftë drejtpërdrejtë në aktivitete kriminale ose në mënyrë indirekte duke shpërdoruar detyrën ose duke mos kallëzuar krimin.

Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj bankës franceze/ Hakerat grabisin 100 mln euro
07/11 13:59
Top Channel/ Protesta e PD-së, demokratët marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë
07/11 13:53
Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57