Një institucion i ri i pavarur do të monitorojë politikat fiskale dhe buxhetore të vendit dhe do t’i raportojë drejtpërdrejt Kuvendit. Ministria e Financave në projektligjin e nxjerrë për konsultim public parashikon ngritjen e Këshillit Fiskal, një institucion i pavarur që do të menaxhoj borxhin publik si dhe do të mbikëqyrë respektimin e rregullave buxhetore dhe rreziqeve të mundshme nga devijimet.