Kreu i PS në Vlorë, Klevis Kaso , i është drejtuar qytetarëve me një mesazh, duke i kërkua atyre të paraqiten në qendrat e votimit para se të mbyllet procesi zgjedhor. Ai e ka cilësuar votimin si një të drejtë legjitime që i tako atyre për të vendosur mbi të ardhmen e qytetit. “Qytetar të Vlorës, kanë ngel edhe shumë pak çaste nga mbyllja e procesit zgjedhor. Do ju lutesha të drejtoheshit drejt kutive të votimit për të shprehur vullnetin me votë. Vota është e drejtë legjitime dhe kjo ju takon juve për të ardhmen e qytetit të Vlorës”, është shprehur Kaso.