Top Channel/ Kreu i CIA-s takon rusët: Mos guxoni përdorni armë bërthamore!
14/11/2022 22:38

Krerët e dy shërbimeve më të mëdha inteligjente të botës, shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës, CIA, William Burns, dhe homologu i tij rus, Sergey Naryshkin u takuan në Turqi, dhe boshti i bisedës ishte përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore të Moskës në Ukrainë. Nuk u fol për zgjidhje apo marrëveshje mbi fundin e luftës në këtë vend; theksi u vendos tek arsenali i tmerrshëm atomik. Burns i kujtoi shefit të shërbimit sekret rus pasojat që do të pasonin një lëvizje të tillë nga ana e Kremlinit. Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, ukrainasit ishin njoftuar për takimin para se Burns të udhëtonte drejt Turqisë. "Informuam Ukrainën përpara se të mbahej ky takim. Ne i qëndrojmë besnik parimit tonë, asnjë veprim për Ukrainën, pa Ukrainën””, tha zëdhënësi. Vladimir Putin e ka përsëritur vazhdimisht se Rusia do të mbrojë me çdo mjet territoret e saj nëse sulmohet, përfshirë përdorimin e armëve bërthamore. Sipas tij Perëndimi është angazhuar në shantazh bërthamor kundër Moskës. Këto qëndrime e shqetësuan në mënyrë të vecantë Perëndimin pasi Rusia deklaroi në shtator se kishte aneksuar katër rajone ukrainase.Përtej konfliktit në Ukrainë ndërkohë, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë një seri çështjesh për të diskutuar që zgjatja e traktatit mbi kontrollin e armëve, marrëveshja për grurin, shkëmbimin e të burgosurve apo lufta civile në Siri. Pamjet: AFP

Top News – SHBA nuk tërhiqet. Trump: Kam nderin t’i vrasë hajdutët iranianë
13/03 09:52
Top Channel/ Armatimi i ishujve, Turqia paralajmëron Greqinë
12/03 22:51
Top Channel/ Netanyahu kërcënon liderin suprem: Mos vini bast për të
12/03 22:49
Top News – Ambasadori i Iranit në OKB kundërshton liderin e ri: S’kemi qëllim të bllokojmë Hormuzin
12/03 22:45
Top News – Masakra në koncertin pranë Moskës / 19 persona dënohen me burg për sulmin terrorist
12/03 22:15
Top Channel/ Ajatollahu i ri: Irani ta mbajë të bllokuar Ngushticën e Hormuzit
12/03 19:53
Top News- Khamenei i ri nuk tërhiqet/ Lideri suprem mban të bllokuar ngushticën e Hormuzit
12/03 19:46
Top News- ‘Nuk ka kërcënim iranian’/ Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të janë të sigurta
12/03 19:32
Top News – Bombarduesit amerikanë bëhen gati / B-1 ‘ndezin motorët’ në bazën ajrore britanike
12/03 17:35
Top News – Ajatollahu i ri është në koma / Ka humbur njërën këmbë, Irani zhyt botën në kaos
12/03 17:34
Top News – 11 miliardë dollarë për 6 ditë luftë/ Administrata Trump bën llogaritë, duhen më shumë
12/03 17:16
Top News – Sulm nga një armik në lindje… / Civilët përgatiten për luftë në Arktikun norvegjez
12/03 17:15
Top News – Droni në zonën financiare të Dubait / Mbyllen bankat e huaja, u kërcënuan nga Irani
12/03 15:21
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
DIGITALB DIGITALB