Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07/2025 21:57

Deklarata e fundit e Donald Trump, e cila krahasoi sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane me bombat atomike të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki në fund të Luftës së Dytë Botërore, shkaktoi një reagim të fortë në Japoni, dhe veçanërisht në Hiroshima. Kryebashkiaku i Hiroshimës, Kazumi Matsui, i ka bërë thirrje presidentit amerikan të vizitojë qytetin për të parë pasojat e katastrofës bërthamore. Ai deklaroi se një vizitë në Hiroshima mund ta ndihmojë atë të kuptojë “çfarë është në të vërtetë një bombardim bërthamor” dhe të ndjejë “përvojën e këtij qyteti”. Më 6 gusht 1945, Shtetet e Bashkuara hodhën një bombë atomike në Hiroshima dhe tre ditë më vonë në Nagasaki. Këto ishin incidentet e vetme në histori ku armët bërthamore u përdorën në luftë. Japonia u dorëzua pak kohë më pas, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Numri i viktimave ishte tronditës, afërsisht 140 mijë persona u vranë në Hiroshima dhe 74 mijë në Nagasaki, shumë prej të cilëve vdiqën javë ose edhe muaj më vonë nga efektet e rrezatimit. Më 22 qershor, pas një serie sulmesh izraelite ndaj objektivave brenda Iranit, SHBA-të nisën sulme ajrore ndaj tre objekteve bërthamore iraniane. Disa ditë më vonë, një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit hyri në fuqi pas 12 ditësh luftime. “Nuk dua të përdor shembullin e Hiroshimës ose Nagasakit, por në thelb ishte e njëjta gjë. Kjo i dha fund luftës”, tha Trump në samitin e NATO-s në Hagë Deklaratat e presidentit amerikan shkaktuan zemërim në Hiroshima. Të mbijetuarit e bombardimeve bërthamore morën pjesë në protesta, ndërsa këshilli i qytetit miratoi një rezolutë që dënonte çdo përpjekje për të justifikuar përdorimin e bombës atomike.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58